IPKO ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me partnerin e saj strategjik dhe besnik – DigitAlb. Me zgjatjen e kësaj marrëveshjeje për pesë vjetët e ardhshme, IPKO do të vazhdojë të ofrojë me të drejta ekskluzive, përmbajtjen më të mirë televizive në Kosovë.
“Edhe për pesë vjet, klientët tanë do të kenë platformën më të mirë televizive, e cila është e pakrahasueshme në përmbajtje, kualitet dhe inovacion. Bashkëpunimi midis IPKO-së dhe DigitAlb-it, ka sjellë ofertat më të mira në tregun Kosovar, me ç ‘rast gjithmonë janë përmbushur nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. Ky bashkëpunim përveç që sjellë përmbajtjen më të mirë në gjuhën shqipe, vazhdon të ofrojë edhe ligat më të fuqishme të futbollit, me të drejta ekskluzive”, ka thënë drejtori Ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin.
Përveç që ofron filmat, dokumentaret dhe emisionet televizive më të mira shqiptare, IPKO dhe DigitAlb sjellin edhe përmbajtjen më të mirë sportive, përfshirë ligat më të shikuara në vend, siç janë Premier Liga, Serie A dhe La Liga.
“Jemi ndër platformat më të fuqishme, që konkurrojnë me platformat më profesionale të Evropës dhe botës. Një nga qëllimet tona kryesore, ka qenë bashkimi kombëtar. Bashkëpunimi me IPKO-në, e ka çuar në një nivel edhe më të lartë këtë unifikim, duke afruar edhe më shumë shqiptarët në të dy krahët. Prandaj jemi të gëzuar të njoftojmë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë administratori i DigitAlb-it, Arben Taipi.
IPKO është kompani inovative, e cila përveç përmbajtjes, ishte e para që ka prezantuar teknologjitë 3G dhe 4 G, si dhe e para që ka ofruar shërbime të bazuara në teknologji, siç janë: VoD, TViM dhe Catch Up TV.
Me rastin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, IPKO shpallë edhe një ofertë speciale për ata të cilët nuk e kanë përjetuar ketë përmbajtje të IPKO-DigitAlb. Për pesë ditët e ardhshme, IPKO ofron pakon pranverore Super Duo Family HD për vetëm 15 euro në muaj dhe Pakon Pranverore Super Duo Premium HD për vetëm 18 euro në muaj.
IPKO është operatori më i qëndrueshëm i telekomunikimit dhe investitori më i madh i huaj deri më tani me rreth 330 milionë euro të investuara në segmentin mobil dhe fiks. IPKO ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit për tashmë 20 vjet dhe është një shembull suksesi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja në vend.