×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të të njëjtës gjini, kaq vite burg është dënimi

    Insajderi
    28 April 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës gjini. Sipas ligjit, dënimi shkon deri në 15 vjet burg.

    Personat homoseksualë, mund të mbahen në paraburgim nga një deri në tre vjet.

    Një draft i mëparshëm kishte propozuar dënimin me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks, duke sjellë një reagim të aktivistëve pasi e konsideronin të rrezikshme dhe kundër të drejtave të njeriut.

    Ndryshimet e reja lejojnë gjykatat të dënojnë personat në marrëdhënie të të njëjtit seks me nga 10 deri në 15 vjet burg, në një vend ku homoseksualët dhe transgjinorët tashmë përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshtë shkruan abcnews.al.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark