Insajderi
Botë

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Insajderi
11 March 2026 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë që “asnjë litër naftë” të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit në dobi të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Deklarata u bë nga një zëdhënës i ushtrisë iraniane, në mes të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sipas tij, çdo anije që i përket Shteteve të Bashkuara, Izraelit apo partnerëve të tyre do të konsiderohet një “objektiv legjitim”.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet globale të energjisë.abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark