×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irani në OKB paralajmëron Izraelin: Nëse na sulmoni përsëri, do të ….

    Insajderi
    18 April 2024 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Në rast të sulmeve të mëtejshme nga regjimi izraelit, Irani nuk do të hezitonte për asnjë moment në një përgjigje që do ta bënte të pendohej për veprimet e tij”.

    Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Asnjë shtet anëtar nuk do të kishte qëndruar i heshtur pas sulmit në një nga ambasadat e tij, një simbol i sovranitetit të tij. Sulmi i Iranit të shtunën mbrëma ishte i nevojshëm, ne nuk kishim zgjidhje tjetër dhe ishte në përgjigje të sulmit izraelit”, theksoi ai.

    Ndërkohë Turqia ka deklaruar se Hamasi do të dorëzojë armët nëse njihet Palestina.

    “Në negociatat politike që zhvilluam për vite me Hamasin, ata më thanë se pranonin krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967 dhe se, pasi të krijohej shteti palestinez, Hamasi nuk do të kishte më nevojë për një krah të armatosur dhe kjo do të vazhdojë si parti politike”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha, pas takimit me shefin e zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili do të takohet në Turqi të shtunën me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark