Insajderi
Botë

Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë më e hapur për ju, por vetëm për ata që i përmbahen kushteve tona

Insajderi
01 April 2026 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë më e hapur për ju, por vetëm për ata që i përmbahen kushteve tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më akses në Ngushticën e Hormuzit dhe se, nga tani e tutje, vetëm vendet që respektojnë kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë anijet përmes kësaj pike strategjike.

“Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën”, tha Azizi në një postim në platformën X.

“Ngushtica do të hapet patjetër, por jo për ju. Ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit”, shkroi ai, pa sqaruar se cilat janë këto kushte të reja. “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë”, shtoi më tej.

Deklaratat e Azizit vijnë si reagim ndaj njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët gjatë ditës bëri të ditur se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së Ngushticës. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark