Insajderi
Botë

“Irani tentoi ta vras Trumpin”, sekretari amerikan i mbrojtjes jep detaje

Insajderi
04 March 2026 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Irani tentoi ta vras Trumpin”, sekretari amerikan i mbrojtjes jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtria amerikane tha të mërkurën se vrau një zyrtar iranian i cili drejtonte një njësi që fshihej pas një komploti të dyshuar për vrasje kundër presidentit amerikan Donald Trump, por se objektivi nuk ishte fokusi fillestar i luftës.

“Udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë. Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump dhe Presidenti Trump qeshi i fundit“, tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp, raporton Retuers.

“Ndërsa ky nuk ishte fokusi i përpjekjes në asnjë mënyrë – në fakt, nuk u ngrit kurrë nga Presidenti ose dikush tjetër – unë u sigurova, dhe të tjerët u siguruan, që ata që ishin përgjegjës për këtë të ishin përfundimisht pjesë e listës së objektivave“, u tha Hegseth gazetarëve.

Hegseth nuk e përmendi emrin e individit, por tha se operacioni u zhvillua të martën.

Në vitin 2024, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së akuzoi një burrë iranian në lidhje me një komplot të dyshuar të urdhëruar nga IRGC për të vrarë Trump. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark