Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut, në Windsor Park në ora 18:00.
Irlanda e Veriut synon t’i shmanget rënies në Ligën D të Ligës së Kombeve. Kjo kombëtare është momentalisht e treta me 2 pikë, njëjtë sa i ka edhe Qipro poashtu.
Një fitore ndaj Kosovës do të ishte shumë e rëndësishme dhe ndoshta jetike për të arritur këtë qëllim.
Analizuar formën e kësaj kombëtare në 5 ndeshjet e saj të fundit, nuk del të jetë shumë shpresëdhënëse për këtë gjë, pasi që kjo kombëtare ka 3 humbje dhe dy barazime, pikërisht njëra humbje është nga Kosova në “Fadil Vokrri”./GB/