×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ironia e deputetes për Gani Jakupin që po i merr 7,500 euro në muaj: A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore?

    Insajderi
    30 January 2024 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi këtë të martë e filloi me një ironi rreth pagës së Gani Jakupit.

    “Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? , deklaroi ajo.

    Postimi i plotë:

    Mirëmëngjesi miq

    Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? 

    A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore? Si do ta përmbyll këtë muaj me këtë pagë simbolike që në vit është një shifër jo më pak se 90 mijë euro? Sigurisht është në hall të madh nga jeta e vështirë që po e bën. 

    Po besoj që kryeministri ynë është duke e menduar një zgjidhje si t’ia përmirësojë mirëqenien z. Jakupi, sepse sinqerisht ka nevojë për dorën e shtetit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark