×
  • Lajme
  • Lajme

    IRZ-ja gjermane e gatshme të mbështes KPK-në

    Insajderi
    11 May 2016 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim ekspertin e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjorë ndërkombëtarë, Donat Ebert, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të KPK-së.

    Kryesuesi Isufaj ka njoftuar ekspertin Ebert me ndryshimet e bëra në sistemi prokurorial të Kosovës, pas nevojës së dal me plotësim-ndryshimet e Ligjit për KPK-në dhe Prokurorin e Shtetit, ka thënë se është i hapur për bashkëpunim konkret me IRZ-në

    Ai tha së ndryshimet e bëra ligjore kanë paraqitur nevoja të reja për fuqizimin dhe ngritjen e efikasitetit të KPK-së, andaj shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit përmes trajnimeve për stafin administrativë, thuhet në komunikatën për media të KPK-së.

    Po ashtu, kryesuesi Isufaj tha se mundësia e bashkëpunimit për marrjen e përvojave të reja nga këshillat prokurorial të vendeve tjera, të përvojave të standardizimit të hartimit të akteve normative e planeve të punës, si dhe të përvojave të vlerësimit të performancës së prokurorëve, do të ishin të dobishme për KPK-në.

    Eksperti nga IRZ-ja, tha se idetë e paraqitura nga kryesuesi Isufaj për bashkëpunim janë edhe në fushën e veprimtarisë së IRZ-së, andaj shprehi gatishmërinë për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve të KPK-së.

    Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në një të ardhme të afërt të konkretizohen fushat e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit të KPK-së.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark