×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Nëse s’pajtohemi për presidentin shkojmë në zgjedhje

    Insajderi
    23 October 2020 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari Isa Mustafa tha se vendi shkon në zgjedhje po që s’u pajtuan LDK-ja dhe AAK-ja për çështjen e presidentit.

    “Nëse pajtohen partitë tona, nëse s’pajtohen shkojmë në zgjedhje po dështuam ta zgjedhim presidentin në afatin kushtetues”.

    Ai foli edhe për kohën kur kërkoi vota për presidentin Thaçi, por tha se të njëjtën s’do ta bëjë tani sepse s’ka marrëveshje me askënd për ta bërë president, njofton Klan Kosova.

    “As për Haradinajn, as për një kandidat tjetër sepse s’kemi marrëveshje të tillë. Atëherë i kam kërkuar votat e deputetëve të LDK-së mbi marrëveshjen që kemi pasë dhe për këtë kam pasë edhe shumicën e partisë. Tash s’kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president. Nëse vijmë në një sitat kur duhet kërkuar vota për dikë atëherë e marr për obligim që të kërkoj dhe jo t’i detyrojë deputetët”.

    Mustafa tha se nuk e komenton mëngjesin e përbashkët që e pat Haradinaj me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

    “Ka qenë takimi i tyre në restorant. E kam të vështirë t’i komentoj se çka flitet në tavolinë. Haradinaj nuk ka kushtëzuar çështjen e presidentit me vazhdimin e koalicionit. Këso deklarata të tilla s’na janë dhënë dhe s’na janë shprehur neve si parti lidere e këtij koalicioni. Deklarata të tilla s’iu janë dhënë as për Nismën dhe Pacollin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark