Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka marrë pjesë në tubimin që kjo parti ka mbajtur në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.
Nga këtu ai ka është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie duke garantuar mbështetje për kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani.
Ai më tej ka shtuar se LDK-ja është shembull se si qeveriset dhe si ruhet marrëdhëniet e mira më miqtë e Kosovës.
“Vjosë përballoi të gjitha duartrokitjet sepse ato janë veç për ty. Ju falënderoj në vullnetin e përbashkët që të dalim fitues me 6 tetor që LDK-ja të del partia e parë dhe të del larg partive të tjera që na përcjellin. Jam shumë i bindur që kur fiton LDK-ja fiton Kosova, fiton Vjosa dhe prandaj ne kemi marr përgjegjësin që ta qeverisim vendin me një grua që është e zonja”.
“Të gjitha këto ndërtesa të gjitha këto parqe i bëri LDK-ja. Prandaj gjithë ne kemi arsye ti besojmë LDK-së, sepse ne kemi punuar në Prishtinë. Në qoftë se dikush i ka dhënë shembull Kosovës se si qeveriset dhe si ndërtohet ekonomia dhe këta e ka bërë LDK-ja dhe asnjë qeveri tjetër”.
“Në qoftë se doni miqësi me ShBA-në dhe dëshirojmë vende të reja të punës dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit atëherë duhet ta votojmë LDK-në dhe t’ia japim shansin kryeministres sonë ta ushtrojë këtë përgjegjësi në emër të Kosovës”.
insajderi.com