×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ischinger i drejtohet Kurtit dhe Vuçiqit: Koha për vendime të guximshme

    Insajderi
    17 March 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, u ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që ta bëjnë një hap besimi përpara. Duke përmendur takimin e 18 marsit në Ohër, ai ka thënë se të dy do ta kenë një mundësi historike që të tregojnë guxim dhe lidership politik. Ischinger ka thënë se Ballkanit Perëndimor i duhet kjo pikë kthese.

    “Koha për vendime të guximshme për të kapërcyer pengesat e së kaluarës ka ardhur, duke hapur rrugën drejt bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai për Politicon.

    Prosperitetin e plotë të Ballkanit Perëndimor, Ischinger e sheh vetëm nëse marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vihet përfundimisht në një bazë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese.

    Ischinger ka thënë se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka ngritur shqetësimin e një konflikti duke përmendur tensionet e fundit në veri të Kosovës.

    “Përderisa dy shtetet mbeten të lidhura me qasjen e konfrontimit, ato nuk do të mund ta kuptojnë potencialin e tyre të plotë të rolit që kanë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin. Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës edhe një herë dëshmuar rreziqet e eskalimit – madje edhe të konfliktit të madh – për çka nevojitet veprim urgjent sa i përket çështjes së statusit të pazgjidhur të Kosovës dhe atë të të drejtave të pakicës serbe”.

    Ndërkohë që ka përmendur Propozimin evropian, Ischinger përfundimin e suksesshëm të bisedimeve e sheh të qartë.

    “Por zgjidhja është e qartë: Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar, përfshirë edhe në skenën ndërkombëtare. Dhe Kosova duhet të pajtohet me domosdoshmërinë e adresimit të shqetësimeve të pakicës së saj serbe, duke përfshirë pranimin e formimit të parashikuar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe”.

    “Bëjeni pikën tuaj të kthesës – tani”, ka shkruar Ischinger drejtuar Kurtit dhe Vuçiqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark