×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ischinger i shqetësuar për situatën në veri, kërkon veprim urgjent nga BE

    Insajderi
    24 December 2022 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-emisari gjerman për bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger, sot është shprehur i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

    Ai ka potencuar se duhet veprim urgjent i Bashkimit Evropian.

    “Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger.

    Ndryshe, situata në veri të vendit vijon të mbetet e brishtë. Tashmë janë bërë dy javë që kur janë shfaqur barrikadat, duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve si dhe duke detyruar që të mbyllen dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Gjatë kësaj kohe, në vazhdimësi ka pasur shpërthime. Së fundmi, një femër ka raportuar në polici se lokalit të saj i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti vazhdon të hetohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark