×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ischinger ka disa pyetje për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Besimi si do të ndërtohet?

    Insajderi
    20 March 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për të ardhmen e Kosovës më 2007, Wolfgang Ischinger, ka përgëzuar palët për Marrëveshjen Bazë të arritur të shtunen me pajtimin edhe për Aneksin e Zbatimit. Megjithatë Ischinger ka edhe dyshimet e tij bashkërisht edhe me këshilla, shkruan Insajderi.

    Brishtësia e kësaj marrëveshje, sipas Ischinger, është mungesa e nënshkrimit të saj nga pala serbe. Gjithashtu ai ngren pyetje se si do të ndërtohet mirëbesimi mes palëve.

    “Përgëzime të gjitha palëve të përfshira, njëmend. Por skepticizimi gjithashtu përligjet: zbatimi do të kërkojë mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe shkundje (madje edhe trysni)”, shkroi Ischinger në një cicërimë në Twitter.

    “Vazhdimi i rolit të Kumbarit të BE, SHBA, Gjermani, Francë është shumë i rëndësishëm. Brishtësia për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel në disa pika është e modeluar sipas propozimit të Wolfgang Ischinger për modelin e “Dy Gjermanive”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark