×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ischinger shpreson që Kurti dhe Vuçiq ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje

    Insajderi
    18 March 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth orës 15:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Tash kanë kaluar katër orë nga ky moment, dhe ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se çfarë po ndodh brenda Vilës Biljana në Ohër ku po vazhdojnë bisedimet Kurti-Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë këshillën e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.

    “Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman, kur e ka shpërndarë një shkrim të ish-ministrit kosovar, Petrit Selimi, në Twitter.

    Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark