×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-ambasadori holandez: Imazhe jo të mira nga Kosova

    Insajderi
    14 July 2023 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skenat e dhunës brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, kanë marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve.

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar duke thënë se skenat e dhunës, janë “imazhe jo të mira”.

    Në Kuvend gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje fizike në mes të deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës.

    Dhunën e shfaqur e kanë dënuar SHBA-të dhe BE-ja, ndërkaq pamjet e skenave të rrahjes kanë zënë ballinat e mediave e njohura ndërkombëtare.

    PDK dhe pushteti kanë fajësuar njëra-tjetrën për ndodhitë e djeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark