×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ish-ambasadori holandez: Nëse UÇK-ja ka qenë organizatë kriminale edhe ne jemi të tillë

    Insajderi
    04 April 2023 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch,  ka folur për Gjykatën Speciale, e cila ka selinë në Hagë, si dhe për aktakuzën e ngritur ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    “Për ne UÇK-në ka qenë trupa në terren, pra kanë qenë miqtë tanë. Nëse UÇK-ja është organizatë kriminale edhe ne jemi të tillë sepse, në njëfarë mënyre kanë punuar për ne”,  ka thënë Bosch për RTK, përcjellë Dukagjini.

    Sipas Ambasadorit Bosch në kohën kur po themelohej kjo gjykatë, ai, kishte qenë kundër si individ, atij i duhej të vepronte ashtu siç e rekomandonte Qeveria e tij.

    “Dhe tani që jam në pension them atë që mendoj”, ka thënë deklaroi Bosch për televizionin publik.

    Tutje ai e ka konsideruar si qesharak cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së, si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

    “Cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharak. Ata kanë punuar për ne dhe NATO nuk do të punonte me ta”,  ka deklaruar ish-ambasadori Bosch.

    Ai ka përfunduar duke thënë se Gjykata quhet e Kosovës por asgjë s’ka kosovare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark