×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-ambasadori i Holandës: Bëja trysni me zemër të rënduar që të votohej Specialja

    Insajderi
    03 April 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, është deklaruar pasi të hënën u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

    Ai tregoi se sa ishte ambasador në Kosovë, Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 votoi pro themelimit të Gjykatës Speciale.

    Atëkohë, ish-diplomati u shpreh se bënte pjesë në listën e zyrtarëve që bënin trysni ndaj deputetëve që ta miratojnë Specialen, ndonëse theksoi se nuk pajtohej me këtë.

    Por, Bosch u shpreh se kështu i kishin thënë Qeveria e Holandës. Megjithatë, Bosch tregon se tani që është në pension, mundet lirshëm të thotë se çfarë mendon për këtë çështje.

    “Unë isha pjesë e njerëzve që po bënin trysni. Në atë kohë edhe unë po avokoja për themelimin e Gjykatës sepse isha ambasador dhe atë që më thotë qeveria duhet ta bëjë, unë nuk isha në favor, por nuk mund ta thoja. Tani mund të them atë se çfarë mendoj. Në atë kohë kam avokuar për këtë por me zemër të rënduar”, tha ai në një intervistë për RTK.

    Mes tjerash, ai pati edhe disa kritika ndaj Speciales. Bosch u shpreh se UÇK-ja nuk ishte një organizatë e përbashkët kriminale, ashtu siç po cilësohet nga Prokuroria e Hagës.

    “Është devijuar shumë, nuk e di se çfarë ka të Kosovës në fakt, ndoshta vetëm në letër e Kosovës. Njerëzit nga Kosova nuk mund të angazhohen as s’i përkthyes. Është bazuar në historinë e Martit për trafikim organesh, kjo do të ishte e tmerrshme po të ishte e vërtetë”, shtoi Bosch.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark