×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-anëtari i VV-së kalon në AAK

    Insajderi
    01 February 2021 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sami Ahmetaj, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Ahmetaj, iu bashkua një partie serioze e kombëtare.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

    Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare.

    Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku.

    Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha.

    #ForcaeKosovës

    RH Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark