×
  • Showbiz
  • Show

    Ish banori i BBVA nuk uroi Kiarën dhe Luizin për pritjen e fëmijës së parë, ai tregon arsyjen

    Insajderi
    03 December 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze. Ky ka qenë lajmi më i përfolur ditët e fundit. Pas konfirmimit të shtatzënisë të shumtë ishin personazhet e njohur pubik që e uruan dyshen.

    Ndër to edhe personazhe që nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin. Së fundmi Amos Zaharia i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka treguar se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.

    “Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë”, tha aktori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark