×
  • Showbiz
  • Show

    Ish banorja e BBVA shfaqet në karrocë dhe me plagë në kokë

    Insajderi
    17 April 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Dea Mishel iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por nuk dha shumë detaje për operacionin që kreu.

    Pak kohë më vonë ajo publikoi një foto në instastory, ku shfaqej pjesa e ënjtur e vendit ku ishte nënshtruar operacionit.

    “Ja sa është ënjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.

    Së fundmi Dea ka postuar një video në TikTok ku shfaqet në karrocë gjatë ditëve ku është kryer ndërhyrja kirurgjikale. Gjithashtu në video, ka postuar edhe disa pamje të pjesës ku i është nënshtruar operacionit.

    @deamichellee

    Kur do shohim nje dite te bardhe🥲

    ♬ original sound – RTV KLAN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark