×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ish-bashkëshortja e njeriut me të pasur në botë dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

    Insajderi
    30 May 2019 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    MacKenzie Bezos, ish bashkëshortja e bosit të Amazon Jeff Bezos, tha se do të dhurojë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi.

    Ajo i bashkohet miliarderëve si investitorit Warren Buffet dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates në këtë kauzë.

    Pasuria e saj përllogaritet në afro 37 miliardë dollarë. Ajo dhe Bezos u ndanë në fillim të këtij viti. Si pjesë e divorcit ajo fitoi 4% të aksioneve të kompanisë.

    Bezos së fundi pushtoi titujt e lajmeve kur ajo i dha ish bashkëshortit të saj Jeff 75% të aksioneve të tyre të përbashkëta në Amazon, fuqinë votuese së bashku me pjesën e saj në Washington Post dhe Blue Origin.

    Ende asaj i ngelën 36.6 miliardë dollarë. Sot Jeff Bezos është njeriu më i pasur në plane duke lënë pas Bill Gates dhe Warren Buffet.

    Këta të dy janë bashkuar nismës së bamirësisë Giving the Pledge e cila inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë pasurinë e tyre. Kjo nismë është themeluar nga Bill dhe Melinda Gates në 2010 dhe janë bashkuar emra të njohur si Mark Zuckerberg, PrischillaChan, Elon Musk, Richard Branson, Larry Ellison, Machel Bloomberg, Pierre Omidyar e shumë të tjerë.

    Sot nisma ka mëse 204 individë që dhurojnë për bamirësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark