Ish-boksieri rus, Alexander Povetkin ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, pasi ai pretendon se është për shkak të rritjes së nazizmit në vendin fqinj.
Povetkin bëri një postim në Instagram duke mbështetur vendimin e marrë nga udhëheqësit e vendit të tij.
“Ka fuqi në të vërtetën. Kjo frazë e famshme e shqiptuar nga Sergey Bodrov [një aktor i ndjerë] pasqyron thelbin e asaj që po ndodh në Ukrainë,” shkruhej në postimin e Povetkin në Instagram, në të cilin ai pozon përpara flamurit të Rusisë.
“Ne luftuam për të vërtetën gjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa sllavët u shfarosën në Donbass. Prandaj unë po e mbështes vendimin e tij për të dalë në këmbë për njerëzit e zakonshëm, për të luftuar kundër nazizmit, parazitëve pavarësisht se kush janë ata. Çdo luftë ka një fund. Le të shpresojmë që edhe kjo të përfundojë në ditët në vijim”, shkroi Povetkin.