×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-boksieri kanadez shpëtoi me plagë të lehta pas përleshjes me ariun

    Insajderi
    06 July 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 61 vjeçar nga Ontario ka thënë se ka qenë më fat që ka shpëtuar me vetëm disa plagë të lehta pasi u ndeh me një ari të zi.  Ai si vetëmbrojtje ka përdorur vetëm grushte dhe disa teknika që I kanë mbetur prej kohës kur ka qenë boksier.

    Rick Nelson ka qenë duke shëtitur me qenin e tij të dielën kur fillimisht një ari I vogël i ka dalë përpara.  Qeni i tij filloi të lehte dhe Rick thotë se e kishte të qartë se kishte vetëm disa sekonda para se nëna e ariut të vijë për të ndihmuar ariun e saj.

    Ai dëgjoi një zhurmë që vinte nga shkurret.  “Nëna e ariut të vogël po vinte me shpejtësi të madhe”, tregon ai, njofton The Guardian.

    Nelson thotë të ketë para rreth e rrotull por nuk ka pasur asgjë për të marrë në dorë si vetëmbrojtje.  Ai thotë se e ka lëshuar të djathtën e tij drejt nofullës së ariut duke e lënduar.  Ariu ka sulmuar menjëherë duke shkaktuar lëndime të lehta ish-boksierit.

    “Pastaj i kam dhënë edhe një tjetër të mirë, aty ku desha në nofull,” tregon ai.

    Pastaj ariu i vogël kishte filluar të largohej. “Tani ishte moment i së vërtetës: Çfarë do të bëjë tash ariu?  A do të ndjekë vogëlushin e saj apo do të vijë prapë tek unë? Dhe të ju them të drejtën, ky ka qenë moment i vetëm kur unë u ndjeva i frikësuar”.

    Por, që të dy arinjtë kanë filluar të largohen nga vendi ku ndodhi përleshja.  Por, Nelson e di që ishte me fat kësaj radhe.  “Jam tejet i lumtur që ariu u largua.  Por jam i lumtur që edhe unë u largova,” thotë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark