×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-deputeti i LDK’së – Stresit: Artani t’qet n’kokërr të shpinës

    Insajderi
    21 January 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, një video klip i publikuar nga momentet brenda shtëpisë, e ku shihet dyshja, Stresi dhe Artani, duke folur për njëri-tjetrin, ka bërë që po këta dy banorë të reagojnë ashpër.

    Por, ai që e morri më afër zemre, ishte Stresi, i cili nga reagimi i ashpër është ngritur edhe në këmbë.

    Artani ka thënë që e ka studiuar shumë mirë Stresin përgjatë këtyre javëve, ndërsa rep artisti ka reaguar i prekur nga pamjet e publikuara.

    “Ti je duke luajtur një lojë dinake, aq shumë dinake sa që nuk kam parë akoma. Prandaj, nuk të kam sulmuar kurrë, sepse kam pritur të më sulmosh i pari. Ato puthjet që më ke dhënë në darkë në krevat dhe ato shtrëngimet, nuk paskan qenë reale”, ka thënë Stresi pos tjerash.

    Ishte ish-deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta që komentoi këtë deklaratë të Stresit.

    Meta tha se Artani e vendos Stresin në kokërr të shpinës, si të dojë ai.

    Ai po ashtu tha se “Artani e ka kandarin e ngadalshëm, por, matjet i ka të sakta“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark