×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-deputeti i VV’së: Edhe pa Amerikën ne ishim çliru, ata na kanë quajtur terrorista

    Insajderi
    08 June 2023 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova nuk u çlirua nga ushtarët amerikanë, tha deputeti tashmë i pavarur Fatmir Humolli.

    Ai ka deklaruar se vendi do të ishte çliruar nga Serbia edhe pa ndihmën e SHBA-së.

    “Kjo Kosovë çfarë është tash, nuk është falë tyre. Pa ta, pa ardh ushtria amerikane, ne ishim çliru. Kur u nisë lufta amerikanët na kanë quajtur terrorista”, tha ai në kanal 10.

    Ndërsa për raportet aktuale të kryeministrit Kurti me aleatët perëndimorë, Humolli tha se të njëjtit kanë menduar se shefi i qeverisë është personalitet i njëjtë sikurse ish-kryeministrat e tjerë “të dëgjueshëm”.

    “Kurti veç ka hasur në vështirësitë, në rrugën e gabuar ku kanë qenë të pashmangshme disa gjëra. Ndërkombëtarët kanë menduar që Kurti është personalitet i njëjtë sikurse Rugova, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. E, tash ata befasohen qysh po na refuzon ti, kur ata tjerët na kanë dëgjuar”, shtoi Humolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark