×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti shqiptar i përfshirë në “Panama Papers”

    Insajderi
    09 May 2016 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Panama Papers” ka publikuar sot në internet mbi 200 mijë dokumente në faqen offshoreleaks.icij.org në të cilën tregohen se si njerëzit përdornin firma offshore për të u shmangur taksave dhe sanksioneve.

    Nga një kërkim i thjeshtë pjesë e morisë së dokumenteve të publikuara është i përfshirë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, shkruan Panorama.

    deputeti

    Ish­-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH­-it gjatë qeverisë “Nano” rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”. Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve.

    Pesë kompani nga Shqipëria kanë fshehur paratë në Panama

    Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve.

    Kosova shpëton edhe kësaj here nga Panama Papers

    Ndërsa në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark