Ish-deputetja e VV-së: Ndryshimi i premtuar nga LVV ka ndodhur tek emrat dhe mbiemrat e ministrave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputetja e VV-së: Ndryshimi i premtuar nga LVV ka ndodhur tek emrat dhe mbiemrat e ministrave

    Insajderi
    05 April 2022 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë ka ‘rehatuar’ në Korporatën Energjetike të Kosovës aktivistët e saj. Kjo ngjarje ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në lidhje me shkeljet që janë bërë rreth këtyre punësimeve në KEK.

    Në lidhje me këtë për Gazetën Insajderi ka folur edhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina.

    Ajo tha se ishte pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmi kauza përmes të cilës ata janë mgritur në pushtet. Gjithashtu tha se Qeveria Kurti nuk dallon nga qeveritë e kaluara.

    “Kauza kryesore me te cilën LVV ka ardh ne pushtet ishte lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Per fat te keq ajo qe po shohim nga qeveria e LVV nuk është aspak ndryshe nga qeveritë tjera; punësime e emërime te familjareve e militanteve partiak është fenomen qe veq sa po shpeshtohet nga qeveria aktuale”, tha Pantina për Insajderin

    Sipas saj ndryshimi i vetëm i premtuar nga LVV ka ndodhur tek emrat dhe mbiemrat e ministrave, por, jo edhe në mënyren e qeverisjes. Pantina tha se kjo është arsyeja pse të rinjtë po largohen nga vendi, pra mungesa e investimeve e vendeve te reja të punës.

    “Ndryshimi i premtuar nga LVV ka ndodhe vetëm ne emrat e mbiemrat e ministrave por aspak ne mëny rën e qeverisjes. Prandaj kjo dhe mungesa e investimeve e vendeve te reja te punës po shtyjnë qindra mijëra te rinjë qe te ikin nga vendi për te siguruar një vend pune ne Evrope”, tha ajo për Insajderin.

    Gjatë ditës kishte reagime të shumta rreth këtyre punësimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark