×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-diplomati amerikan dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, thotë se prezenca e tij ishte kërkesë e DASH’it

    Insajderi
    25 March 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka filluar dëshminë dëshmitari i 53-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Shaun Burnes me kodin W4147.

    Dëshmitari Burnes gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Përpara betimit solemn, dëshmitari tha se nuk ka ardhur të dëshmojë me iniciativën e tij por që këtë ia ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ZPS-ja për shkak të funksionit të tij në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

    “Dëshirojë të them që jam këtu me kërkesë të Departamentit të Shtetit dhe Prokurorit të Specializuar, nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake. Megjithatë, e pranojë përgjegjësinë që do të jep dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mija në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”, tha dëshmitari.

    Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas 3 ditë e gjysmë e që ZPS-ja ka paraparë 3 orë për pyetje ndërsa kundërpyetjet e ekipeve të mbrojtjes parashihet që të zgjasin rreth 11 orë e gjysmë.

    Tutje, kryetari i trupit gjykues, tha se për t’i drejtuar pyetje këtij dëshmitari kishte bërë edhe mbrojtja e viktimave mirëpo ishte kundërshtuar nga njëri prej ekipeve mbrojtëse dhe për këtë kundërshtim ata do të marrin vendim pasi të përfundojnë pyetjet e prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark