×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish- futbollisti i Dritës që luan në kampionatin zviceran flet për futbollin e Kosovës: Iu duhet…

    Insajderi
    17 July 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbolisti i Dritës, Samir Ramizi, i cili karrierën prej futbollisti tashmë 10 vite po e vijon në Zvicër, në një prononcim për Insajderin ka folur për futbollin kosovar, periudhën që kaloi gjatë këtyre viteve dhe golin që realizoi mbrëmë ndaj Baselit.

    Sulmuesi nga Lugina e Preshevës në të kaluarën, më saktë në vitet 2011/12 ka luajtur për klubin e Dritës, derisa gjatë viteve 2010/11 ka luajtur për Drenicën.

    Por, sa ka ndryshuar futbolli në Kosovë dhe a e përcjell Ramizi Superligën e Kosovës?

    “Sigurisht që pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, futbolli kosovar ka përparuar shumë dhe po vazhdon të rritet.

    Nuk e përjcell shumë, por kur mundem e shikoj dhe mendoj se po bëhet punë e mirë dhe është duke hec përpara, po duken rezultate të mira që klubet po arrijnë të dalin në Evropë – por normalisht iu duhet ende kohë” – tha ai për Insajderin.

    Ish- mesfushori sulmues klubeve si, Servette e Stade Nyonnais, Samir Ramizi realizoi mbrëmë gol në kampionatin zviceran me klubin e Ëinterthur kundër Baselit dhe lidhur me këtë ai tha se ndihet shumë i lumtur.

    Më të lumtur e bën fakti pasi me klubin e tij janë rikthyer në Superligë pas 37 viteve.

    “Normal me fillu me një gol dhe një pikë në ndeshjen e parë është ndienjë e mirë kur dihet se FC Ëinterthur është në Superligë pas 37 viteve.

    Ndërsa, periudhën 10 vjeçare që prej largimit nga futbolli kosovar, Ramizi e cilisoi kështu: “Besoj që ka qenë e mirë, kam pasë rezulzate të mira dhe të këqija”.

    Ndryshe, vlera aktuale e futbollistit me prejardhje shqiptare është 275 mijë – derisa vlera e tij maksimale në vitin 2016 kishte shkuar në 500 mijë.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark