E mbyll me futbollin e luajtur, por jo me Tiranën.
Gentian Muca është rikthyer për të hedhur një tjetër firmë te bardheblutë, këtë herë në rolin e trajnerit. Kryeqytetasit bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi do të jetë tekniku i U-21 të Tiranës.
I njohur jo vetëm për kontributin e dhënë në fushë, por edhe për lidhjen e tij të ngushtë me tifozët.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Gentian Muça. Ish-kapiteni i bardhebluve do të marrë drejtimin e ekipit U-21. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe shumë i dashur i tifozerisë më të madhe, Muça kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së strukturave të klubit duke filluar nga data 3 Gusht në proçesin e seleksionimit të të rinjve.
E Mërkurë – 03.08.2022 deri më 15.08.2022 fillojnë seleksionimet në Akademinë e Futbollit Tirana”.