Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të drejtojë të rinjtë e skuadrës së Peskarës.
Lajmin e konfirmoi vetë presidenti i klubit, Daniele Sebastiani, i cili me anë të një postimi, njoftoi marrëveshjen e bashkëpunimit me 35-vjeçarin.
Kujtojmë se me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër, si dhe mbajti për një kohë të gjatë shiritin e kapitenit.
Sezonin që lamë pas Memushaj u aktivizua në 27 ndeshje si futbollist me Peskarën, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi dy asiste.