×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish-futbollistit Driton Krasniqi i besohet pozita e drejtorit sportiv te Prishtina

    Insajderi
    07 August 2022 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi më i madh në vend, Prishtina ka mbajtur së fundmi Kuvendin Zgjedhor, ku president i ri i klubit është zgjedhur afaristi i njohur, Hakif Gashi.

    Pas 18 vjetësh në krye të klubit kryeqytetas, Remzi Ejupi dha dorëheqje duke ia lënë këtë vend Gashit, i cili e ka marrë Prishtinën në duar në një fazë tranzicioni.

    Nga klubi i Prishtinës shumë futbollistë janë larguar, e shumë të rinjë kanë ardhur në krye me trajnerin e mirënjohur, Ismet Munishi, i cili ka synime të mëdha me skuadrën bardhekaltër këtë vit.

    Përpos këtyre ndryshimeve, te Prishtina është emëruar tani edhe drejtori i ri sportiv.

    FrontOnline mëson nga burime brenda klubit se Driton Krasniqit i është besuar kjo pozitë e rëndësishme te Prishtina.

    Krasniqi e njeh mjaft mirë Prishtinën pasi aty ka luajtur nga viti 2012 deri në vitin 2016 atëherë edhe kur u pensionua nga futbolli aktiv.

    Madje, ai ishte pjesë e një takimi së fundmi mes drejtuesve të Prishtinës dhe Dritës, ku pamje nga ky takim shpërndau trajneri Ismet Munishi.

    Përpos Prishtinës, Krasniqi në karrierën e tij si futbollist ka luajtur edhe te KEK-u, si dhe në Shqipëri te Tomori, Shkumbini dhe Besa e Kavajës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark