Ish-inspektori i AKI-së supozon se Mehaj u largua për të punuar në një shtet tjetër: Kosovën e shohin si trampolinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-inspektori i AKI-së supozon se Mehaj u largua për të punuar në një shtet tjetër: Kosovën e shohin si trampolinë

    Insajderi
    08 August 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes për “arsye familjare”, siç tha vetë, por ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani supozon se arsyet mund të jenë tjera.

    Ramadani në Frontal në T7 supozoi se Mehaj mund të jetë larguar për të punuar në institucione të ngjashme në një shtet tjetër. Ai iu referua disa informacioneve publike duke thënë se ish-ministri ka kërkuar mbështetje nga ndërkombëtarët që të marrë pozicione tjera në shtete tjera.

    “Ajo që është shumë me rëndësi e besoj që do të duhej të gjithë ta qartësojmë si pozicionim është që askush nuk duhet ta sheh Kosovën si trampolinë për arritjet tjera në shtetet tjera. Kosova është shtet dhe si i tillë duhet të shihet si projekt serioz dhe i përjetshëm nga të gjithë”, tha Ramadani.

    “Logjika që njerëzit funksionojnë, udhëheqin institucione të caktuara brenda Kosovës dhe pasi largohen nga ato institucione shkojnë për të punuar në shtete tjera në institucione të ngjashme, besoj që është logjikë e gabueshme dhe ajo nuk i ndihmon përjetësimit të shtetit të Kosovës”, tha ish-inspektori i AKI-së.

    Ramadani tha se Kosova po shihet si trampolinë dhe se institucionet do të duhej të shiheshin dhe përjetoheshin si të përjetshme.

    “Ajo çka u pa në publik dhe nëse është e saktë, që ish-ministri Mehaj në këtë rast ka kërkuar mbështetje nga ndërkombëtarët për të marrë pozicione të tjera nëpër shtete tjera, nëse e tillë është situata, kjo tregon se njerëzit e shohin Kosovën si trampolinë. Dhe Kosova nuk është trampolinë. Institucionet e Kosovës do të duhej të shihen dhe të përjetohet si të përhershme dhe të përjetshme”, tha Ramdani.

    Ai mori shembull veten, duke thënë se pasi është larguar nga AKI-ja, nuk i është bashkuar ndonjë shteti tjetër.

    Për punën e Mehajt në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk pati koment.

    “Nuk e njoh, nuk e di”, tha shkurtimisht Burim Ramadani.

    Por e përmendi përjashtimin e FSK-së nga ushtrimi i madh “Defender ’23”. Për këtë, Ramdani tha se kryeministri Albin Kurti dhe tani ish-ministri Armend Mehaj “do të duhej t’u kërkojnë qytetarëve të Kosovës falje pse na larguan nga ‘Defender ’23′”.

    Me rastin e dorëheqjes, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier ia uroi Armend Mehajt “të gjitha të mirat në angazhimet e tij të ardhshme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark