Insajderi
Lajme

Ish-kandidati i LDK-së për deputet reagon ndaj gjuhës fyese të Zafir Berishës për hasjanët, ky i fundit ia kthen me ofendime

Insajderi
05 November 2025 - 22:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-kandidati i LDK-së për deputet reagon ndaj gjuhës fyese të Zafir Berishës për hasjanët, ky i fundit ia kthen me ofendime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shaban Osmanaj, ka reaguar pas deklaratës së Zafir Berishës, i cili gjatë një emisioni televiziv përdori termin “furragji” për qytetarët e Hasit.

Në reagimin e tij, Osmanaj tha se gjuha e përdorur nga Berisha është “denigruese, e papranueshme dhe ofenduese jo vetëm për banorët e Hasit, por për të gjithë ata që respektojnë dinjitetin dhe vlerat njerëzore”.
“Hasjanët janë të njohur për punën, ndershmërinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Kosovë e më gjerë. Përdorimi i gjuhës fyese ndaj tyre nuk përçon asnjë mesazh politik apo shoqëror – përkundrazi, përçon përçarje dhe nxit paragjykime që nuk i shërbejnë askujt”, tha ndër të tjera Osmanaj, duke i bërë thirrje Berishës që të kërkojë falje publike.

Në një reagim të menjëhershëm, Zafir Berisha i është përgjigjur me tone ofenduese Osmanajt, duke përdorur gjuhë fyese në drejtim të tij dhe duke mohuar se kishte qëllim të ofendonte hasjanët


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark