×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-kandidati i VV’së për kryetar me ofendim banal kundër grave

    Insajderi
    08 March 2024 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komediani i njohur Fehmi Ferati, njëherit ish-kandidat i Vv’së për kryetar të Mitrovicës, ka shpërndarë një ofendim ndaj grave.

    Ka përzgjedhur ta bëjë këtë pikërisht më 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave.

    Në postimin që ai ka shpërndarë përmban fyerje ndaj grave, në të cilin me ironi thuhet që jepet trajnim falas për “mjelje të lopëve”.

    Me rastin e 8 Marsit, Villa Vllahia për vajzat e reja organizon trajnimin falas: ” Mjelja e Lopëve, trajtimi bazë”, thuhet në postimin që është shpërndarë nga Fehmi Ferati.

    Ferati në zgjedhjet lokale të 2017 ishte kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës nga VV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark