×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-këshilltari i Thaçit pas bastisjeve: Specialja është fashiste, dënon vetëm shqiptarët

    Insajderi
    30 October 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar pas bastisjeve të ish-këshilltarit tjetër Blerim Shalës dhe ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Behrami e ka quajtur Gjykatën Speciale “fashiste”, duke pretenduar se po dënon vetëm shqiptarët.

    “Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

    “Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë.  Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!  Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Behrami ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt me ish-presidentin Thaçi “nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”.

    “Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark