×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-komandanti i FSK-së: Fitorja e Vuçiqit tregon se Serbia nuk po e ndalë ecjen drejtë ‘botës serbe’

    Insajderi
    20 December 2023 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se sulmi i 24 shtatorit nga grupet terroriste serbe në Banjskë tregon dëshirën e Serbisë për të ndezur dhunën në veri të Kosovës, me qëllim final aneksimin e asaj zone.

    Kastrati tha se Serbia dëshiron që t’i realizojë idetë dhe qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor.

    “Në vazhdimësi Serbia me gjuhën e vet me veprimet e veta ka treguar një politikë jo stabilizuese përkundrazi destabilizuese jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe Ballkanit në përgjithësi. Fitorja e Vuçiqit në Serbi dhe përkrahja nga nacionalistët serbë në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë, tregon qartë se Serbia nuk është ndalur dhe nuk është duke u ndalë drejtë ecjes në rrugëtimin e saj për të arritur atë konceptin e vet ‘bota serbe’. Për të arritur këtë nuk mundet në formë paqësore, përmes luftës ajo ka synim që të arrijë një qëllim të tillë”, tha Kastrati në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark