×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-komandanti i KFOR’it ia rikujton Serbisë se në pushtet i ka njerëzit e Millosheviqit

    Insajderi
    02 January 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë për medium gjerman Deutsche Welle, ish- komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler, ka thënë se retorikën luftatrake të Serbisë shtetet e bashkësisë ndërkombëtare e kanë duruar shumë. Kësaj retorike i ka kontribuar edhe papajtueshmëria e Kosovës.

    Më duket e padurueshme që në Evropën e sotme udhëheqja serbe të ketë urdhëruar ushtrinë të shkojë në kufi, ku është krijuar një kërcënim potencial. Është e padurueshme që udhëheqja e Beogradit të shprehet me këtë retorikë luftarake, jo vetëm sot, por edhe muajt e kaluar. Në anën tjetër, nuk mendoj se është e mençur as që qeveria e Kosovës të insistojë në këto detaje, si targat”, ka deklaruar ai, përcjell Insajderi.

    Ai ka thënë se ajo çka e shqetëson atë personalisht, është çështja se a ja vlen të zbatohen vendime si ato për targat nëse rrezikohet përshkallëzimi i situatës.

    Madje, ai në mënyrë eksplicite ka thënë se e dënon faktin që në Kosovë po merren masa që synojnë patjetër vendosjen e shtetit të së drejtës, kur në anën tjetër ka kërcënime ushtarake nga Serbia.

    Ish-komandanti ka deklaruar se nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, pasi që KFOR-i ka kapacitete të mjaftueshme për të intervenuar atëherë kur duhet.

    Bühler ka thënë që për zgjidhjen përfundimtare përgjegjësi kanë të dyja palët.

    Në veçanti përgjegjësia e madhe është në anën e palës serbe, ku në pushtet janë politikanë të cilët kanë pasur përgjegjësi në kohën e Millosheviqit. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark