Insajderi
Lajme

Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve

Insajderi
15 June 2026 - 22:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tri raporte mbi lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës janë prezantuar të hënën nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Gjetjet e këtyre raporteve, që trajtojnë disa prej sfidave kryesore me të cilat përballet media në vend, u diskutuan edhe në emisionin “Rubikon”.

I ftuar në debat, ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ngriti shqetësimin për shtimin e sulmeve ndaj gazetarëve.

Shtoja kësaj edhe një rritje të teorive konspirative, të cilët njerëz të ndryshëm i plasojnë në publik dhe pa ofruar ndonjë provë apo evidencë se çfarë thonë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Duhet të kemi kujdes që të mos e ndërtojmë një klimë në të cilën minimizohen apo dekurajohen mediat për të zhvilluar debate, të cilat janë pjesë e një demokracie sikurse që është e jona”, theksoi Mehmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark