Insajderi
Ballina 5

Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni

Insajderi
30 May 2023 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Zveçanit Sergjan Millosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.

“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.

Ai ftoi edhe qytetarët që nesër në orën 7:00 të vijnë në të njëjtin vend, por në numër sa më të madh, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.

“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavljeviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark