Drejtori sportiv i përfaqësueses së Izraelit, Yossi Benayoun nuk e di se si është aprovuar fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje ndërkombëtare.
Kosova fitoi 1:0 ndaj Izraelit të dielën mbrëma, ndërsa fusha ishte në gjendje shumë të rënduar.
Përfaqësuesja e Izraelit menjëherë pas ndeshjes udhëtoi për në Hungari ku të mërkurën mbrëma e luan ndeshjen me Zvicrën.
“Të gjithë kemi dashur të dukemi më mirë në ndeshje. Ka shumë arsyetime përreth, fusha, e cila nuk e di se si e kanë aprovuar. Por gjithsesi kemi pritur të dukemi më mirë”, ka thënë Benayoun.
Ai ka thënë se e kanë ditur forcën e Kosovës dhe po ashtu gjendjen e fushës, të cilën e kanë parë në stërvitjen e së shtunës.
Ndërkohë gazetari Moshe Primo i ka bërë një analizë të gjatë ndeshjes në Kosovë. Primo është veteran i gazetarisë sportive në Izrael. Ndër të tjera ai e ka cilësuar Kosovën “ekip mediokër”. /koha/