×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish-lojtari i West Ham bëri vetvrasje, përfundon hetimi

    Insajderi
    17 May 2022 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Oxford United, Joey Beauchamp ka bërë vetëvrasje, ndërsa po luftonte me depresionin pasi u pensionua nga sporti, raporton Mirror, përcjell Insporti.

    Gjykata e Oksfordit raportoi se Beauchamp, 50 vjeç, kishte disa “probleme” në jetën e tij, duke përfshirë problemet e lojërave të fatit, shqetësimet për paratë, dhe prishjen e martesës së tij, por ai vazhdimisht refuzoi mbështetjen nga shërbimet e shëndetit mendor.

    Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kidlington nga vëllai i tij më i madh, Luke, më 19 shkurt të këtij viti, pasi nuk iu përgjigj mesazheve të familjes së tij.

    Mjeku ligjor Darren Salter e përshkroi atë si “një rast shumë të trishtuar”. Derisa gjykata tha se Beauchamp kishte disa periudha të problemeve të rënda të shëndetit mendor që datojnë që nga viti 2008.

    Anëtarët e familjes dhe dy fëmijët Beauchamp ishin gjithashtu të pranishëm në gjykatë për seancën dëgjimore.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark