×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish-luftëtari i njohur i MMA vret ish-të dashurën e tij

    Insajderi
    20 February 2023 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ish-luftëtar i MMA-së akuzohet se ka goditur me thikë ish-të dashurën e tij 17 herë dhe më pas ka futur trupin e saj nnë dollap, pas në debati të nisur jashtë shtëpisë të vajzës në Tennessee, SHBA.

    I akuzuari për këtë vrasje është 28-vjeçari Dwayne Herelle Jr, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares Irene Torres jashtë shtëpisë ku ajo jetonte me prindërit e saj. Ish-luftëtari i MMA-së dyshohet se priti që vajza në fjalë të kthehej në shtëpi nga turni i saj në punë dhe më pas i doli duke i bërë pritë.

    “Ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur vazhdimisht me thikë para shtëpisë së prindërve”, tha motra e madhe e viktimës. Të mërkurën, hetuesit zbuluan se Torres ishte goditur me thikë mbi 17 herë. Herelle më pas e tërhoqi trupin e Torres në bagazhin e makinës së tij dhe u nis për shtëpinë e tij, ku e futi trupin e saj në një kuti dhe e fshehu në dollap, sipas raportimeve të policisë.

    Torres ishte ndarë me Herelle një muaj para vrasjes së saj dhe sipas motrës së saj, marrëdhënia ishte abuzive fizikisht dhe emocionalisht.

    “Ndërsa shumica e 24-vjeçarëve po planifikojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre, motra ime kaloi disa nga muajt e fundit të jetës së saj e abuzuar, e degraduar, e tmerruar dhe e frikësuar”, raportoi motra e saj e madhe.

    “Irene tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke lënë marrëdhënien e saj abuzive dhe ishte shumë e lumtur kur filloi jetën e saj të re, por një muaj më vonë ajo u vra brutalisht.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark