×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish-mbrojtësi i Barça-s bën deklaratën e fortë: Në “Camp Nou” nuk ka “tifozë”, vetëm turistë

    Insajderi
    28 February 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para transferimit të tij tek Leeds, në vitin 2021 për 15 milionë euro nga Barcelona, anësori i krahut të majtë të mbrojtjes, Junior Firpo konsiderohej si një talent i madh nga “katalanasit”, por nuk rezultoi kështu dhe tashmë spanjolli me origjinë nga Republika Domenikane, po “shijon” performancat e tij në Premier League, teksa ka arritur të shënojë 2 gola në 18 paraqitjet e tij me Leeds këtë sezon.

    Mirëpo, në një deklaratë për mediat kohët e fundit, Firpo ka bërë krahasim me 2 stadiumeve të fundit ku ka lujtur, mitikun “Camp Nou” dhe “shtëpin” e Leeds United, “Elland Road”, teksa e konsideroi stadiumin e “katalansasve”, si stadium për “turistë”.

    “Stadiumi i Leedsit është shumë më i mirë se Camp Nou. Në Barcelona nuk ka tifozë, ka vetëm turistë. E keni parë Elland Road? Është gjithmonë i mbushur plot.

    Nuk gjen kurrë vende bosh. Në Camp Nou vinin vetëm për të parë Messin. Njerëzit thërrisnin ‘wow’ në çdo lëvizje fantastike që bënte”,- tha në fjalën e tij, 26 vjeçari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark