Mevlan Adili do të vazhdojë karrierën e tij në Rusi teksa ka firmosur me klubin e kategorisë së dytë, SKA-Khabarovsk.
28-vjeçari ka fimrosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon teksa në klubin rus, Adilin e kanë prezantuar si një lojtar me shumë eksperiencë dhe që në këtë formë do t’i shërbejë më së miri skuadrës në objektivat e sezonit.
Kujtojmë se Adili ishte pjesë e Vllaznisë nga janari i vitit 2020 teksa me shkodranët festoi edhe dy herë Kupën e Shqipërisë duke u shndërruar në një nga pikat e referimit për ekipin kuqeblu.
Për Adilin është aventura e parë në Rusi ndërsa më herët, mbrojtësi përveç Superiores dhe kampionatit maqedonas, është aktivizuar edhe në Lituani me Zalgiris apo në Rumani me UTA Arad.