×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-minatori i Trepçës thotë se janë lënduar edhe dy minatorë të tjerë

    Insajderi
    21 January 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsim Musa, ish-minator në Minierën e Trepçës, ka njoftuar se përpara dy dite janë lënduar edhe dy minatorë të tjerë të kësaj miniere.

    Musa këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa i ka bërë thirrje publike krerëve shtetërorë dhe institucioneve relevante që të publikohet raporti i KPMM-së për lëndimin e minatorëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Bëj thirrje publike të gjithë Mediave në Kosovë,

    Kryeministri i  Kosovës      , -Albin Kurti,

    Kryetari i Kuvendit                -Glauk Konjufca,

    Ministria Ekonomisë            -Artane Rizvanolli,

    Kryesipektori Punës             -Hekuran Nikçi,

    Bordi Mbikëqyrës Trepça   – Rrezarta Pllana,

    Komisioni Për Miniera dhe Minierale, KPMM,

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës,

    Opozitës Thirrje seancës jashtëzakonshme,

    As një Minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dal raporti i KPMM dhe Ispektoriati Punës se si ka ardhur deri të lëndimi I Minatorëve”, ka thënë ai.

    “Para dy dite jan lënduar edhe dy Minator të tjerë as kush nuk është marrë më këtë qeshtjje, . Gjithëmonë me Minatorë ME FAT”, përfundon postimi i tij.

    13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça të mërkurën kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës. /Insjaderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark