×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-ministri britanik: Marrëzi që pesë shtetet e BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    10 March 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, Denis MacShane, nëpërmjet një postimi në rrejtin social Twitter ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ai i ka reaguar gazetarit Jermy Cliffe, ku ka thënë “Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”.

     “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, i është përgjigjur MacShane në këtë postim. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark