Insajderi
Botë

Ish-ministri kanadez vdes në rrëzimin e aeroplanit

Insajderi
30 March 2016 - 08:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në lindje të provincës Kuebek, në Kanada.

Ish-ministri i Transportit të Kanadasë, Jean Lapierre, dhe anëtarë të familjes së tij janë në mesin e viktimave.

Autoritetet kanë thënë se aeroplani është rrëzuar për shkak të erërave të forta dhe borës.

Paraprakisht, Qendra e Mjedisit thuhet se ka lëshuar alarm për motin e ligë.

Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada ka thënë se është duke e hetuar aksidentin./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark