Ish-Miss Kosova Besa Gashi, ndahet përfundimisht nga bashkëshorti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ish-Miss Kosova Besa Gashi, ndahet përfundimisht nga bashkëshorti

    Insajderi
    23 January 2021 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një javë pasi u raportua se “Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala, i dha fund martesës së saj, vjen lajmi se edhe një tjetër ish-miss i Kosovës është ndarë nga burri.

    Bëhet fjalë për bukuroshen Besa Gashi, e cila është shpallur “Miss Kosova” në vitin 2006.

    Besa e cila për një kohë të gjatë ka qenë e martuar, thuhet se është ndarë nga ish-bashkëshorti pas disa vitesh martesë.

    Burimet e Prive-së kanë pohuar se ajo dhe ish-burri i kanë ndarë rrugët, teksa kjo vërehet edhe nga rrjetet sociale, ku ish-Miss Kosova është tërhequr thuajse plotësisht nga prania në to.

    Në anën tjetër, bashkëshorti i saj ka larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta të ish-çiftit, duke lënë vetëm ato personale të tijat dhe me vajzat e tij.

    Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, kur atëbotë i kishin dhënë edhe nga një shans njëri-tjetrit.

    Mirëpo 2021-ta duket se përcaktoi fatin përfundimtar të ish-çiftit, që tashmë duket se jetojnë të ndarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark